Kancelarja Angela Merkel priti sot ish-presidentin e SHBA, Barack Obama në zyrën e saj në Berlin gjatë udhëtimit të tij të dytë në Gjermani që kur është larguar nga detyra.
Ky takim mes aleatëve të ngushtë nuk ishte i hapur për median.
Në fakt kancelarja gjermane, Angela Merkel ka punuar me tre presidentë amerikanë dhe ka pasur një marrëdhënie veçanërisht të ngrohtë me Obaman.
Të dy kanë punuar afër në çështje si tregtia, konflikti në Ukrainë dhe lufta kundër ndryshimit klimatik.
Udhëtimi i tij i fundit ndërkombëtar ishte në Gjermani në nëntor 2016.
Ai u rikthye në vitin 2017, kur deklaroi para një turneu gjigand në Berlin se “Merkel ka bërë një punë të mrekullueshme jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën”, përcjell Atsh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.