×
  • Lajme
  • Lajme

    Iu shpërnda në rrjete sociale, vajza nga Prishtina e sheh për herë të parë këtë foto të saj nga lufta në Kosovë

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 14:40

    Një rast si nëpër historitë e dhimbshme të filmave ka ndodhur në Kosovë, ku një vajzë e cila gjatë luftës së fundit ishte vetëm foshnje e ka gjetur veten në një fotografi që është shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.


    Një faqe në Facebook “Fotografitë që bëjnë historinë” ka shpërndarë një fotografi të një vogëlusheje që ishte duke i thënë lamtumirë babit të saj më 1999.

    Në përshkrimin e fotografisë thuhet se kjo vogëlushe po i thoshte lamtumirë babait të saj, teksa me autobus ku ndodheshin edhe një grup i shqiptarëve të tjerë po nisej drejt Turqisë.

    Mirëpo, pasi që e lexon përshkrimin e kësaj fotoje, Rina Bulliqi tregon se është vet ajo, duke u shprehur se është hera e parë që e sheh këtë fotografi.

    “Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”. Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet”, shkruhej mbi fotografi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!