Kreu i VV-së, Albin Kurti, është nisur për Kuvendin e Kosovës ku pas pak do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Ai para gazetarëve ka thënë se arritja e marrëveshjes nuk varet prej tij, ndërsa ka shtuar se ka lëvizje pa treguar çfarë konkretisht.
“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka deklaruar Kurti.
Kur është pyetur se a do të ketë so marrëveshje, Kurti tha:
“S’varet prej meje”.
Takimi me Kurtit e Mustafës është paraparë të fillon nga ora 15:00.
Ata u takuan edhe dje e pardje, por nuk arritën marrëveshje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.