×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbledhja e Qeverisë, 250 mijë euro priten të ndahen për koalicionin global kundër ISIS

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 16:13

    Nesër, në ora 13:00, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhje të Qeverisë në detyrë.


    Në njoftimin për media thuhet se në këtë mbledhje kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj pritet që  të propozojë para qeverisë në detyrë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS, shkruan Reporteri.net.

    “Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim.

    Tutje  shpenzime tutje bëhet e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!