×
  • Lajme
  • Lajme

    1 muaj paraburgim për të dënuarin në rastin ‘Badovci’ që u kap duke kontrabanduar 4 refugjatët palestinez

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 16:39
    Foto: Fehmi Musa (DnK, Video)

    30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prizrenit i janë caktuar Fehmi Musës, të dënuarit për terrorizëm, që u arrestua të martën në Vermicë duke transportuar një grup refugjatësh palestinez.


    Njoftimi është bërë i ditur nga vetë gjykata, dhe bëhet e ditur se kjo masë e sigurisë Musës do t’i llogaritet nga dita e arrestimit – e marta.

    Për rastin ka raportuar të mërkurën Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    Arrestohet i dënuari për terrorizëm në Kosovë, në veturë po i fshihte 4 palestinezë

    Fehmi Musa, me profesion taksist nga Fushë Kosovë, është emër shumë i njohur për autoritet e sigurisë në vend.

    I dënuari me tre vite burgim për terrorizëm, në rastin ‘Badovci’ u arrestua sërish të martën nga Policia e Kosovës. Këtë herë ai, me veturën e tij taksi të tipit ‘Tauran’, po transportonte një grup prej katër personash refugjatë palestinez.

    Arrestimi i tij u bë në Verimicë, të Prizrenit. Ndërkohë, të nesërmen Prokuroria Themelore e Prizrenit kërkoi nga Gjykata caktimin e 30 ditë të paraburgimit, si masë të sigurisë.

    Policia e Kosovës, njoftoi për Reporteri.net se katër refugjatet nga Palestina, janë dërguar gjithashtu në mbajtje, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vërmicë, në afërsi të vendit ku janë kapur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!