×
  • Lajme
  • Lajme

    U mor vendimi që të kthehet në paraburgim, Haxhi Hoti publikon foto nga Brigjet e Ratkocit

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 17:49

    Haxhi Hoti është kthyer në paraburgim. Kjo pasi Gjykata e Apelit, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë, që ish-kandidati për deputet i NISMA-s, që kërcënoi publikisht kreun e VV-së Albin Kurtin, të ndalohet në arrest për 30 ditë.


    Gjykata e Apelit ka vendosur sot që ish-kandidati për deputet të kthehet në paraburgim, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit, shkruan Reporteri.net.

    Themelorja, para gjashtë ditëve, Haxhi Hotin e la të lirë, por ia ndali t’i afrohet fizikisht kreut të Vetëvendosjes.

    E këtë masë të sigurisë, Apeli e ka zëvendësuar me 30 ditë paraburgim për Hotin, duke ia llogaritur atij si masë arresti që nga data e arrestimit.

    Ndryshimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit.

    Mirëpo, ndonëse është marrë ky vendim, Hoti ende nuk është arrestuar. Madje, zyrtari i NISMA-s  ka publikuar foto në rrjetin social Facebook, të cilit edhe ia pa sherrin gjatë javëve të kaluara. Ai me sa duket ndodhet në “Brigjet e Ratkocit”, nga ku edhe ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook.

    Kujtojmë se anëtari dhe ish-kandidati për deputet i NISMA’s, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!