Takimi i sontëm në mes të VV’së dhe LDK’së, ka përfundur ashtu siç nuk ishte pritur. Pas takimit të djeshëm, palët thanë se kishte përafrim, dhe pritej që sot edhe të merreshin vesh për koalicionin.
Megjithatë, ky takim e ka kthyer situatën mbrapa, duke e prishur edhe optimizmin që palët e kishin pas takimit të djeshëm.
Siç mëson Reporteri.net, nga burime brenda takimit, palët kësaj here nuk kanë arritur fare të merren vesh as për takimet e radhës.
Madje ata nuk kanë dalur akoma që të flasin për media, e lideri siç mësohet lideri i LDK’së, është larguar nga objekti i Kuvendit duke iu shmangur mediave për herë të parë në raste të tilla.
Ai pas takimeve të kaluara, edhe nëse nuk deklarohej për media, të paktën dilte nga hyrja kryesore e Kuvendit, gjë të cilën nuk e ka bërë sonte.
Eksponentë të VV’së, sidomos ata nga Shqipëria, gjatë ditës së sotme në deklarimet e tyre publike, i kanë përmendur zgjedhjet si opsion më i favorshëm, pasi sipas tyre LDK nuk po i pranon ofertat e VV’së. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.