Sa prej jush keni menduar se pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhje, pajtimit të LDK-së që si e dyta të hyjë në koalicion me të, qeveria do të formohet shpejt? Me gjasë të gjithë.
Duket pak e besueshme që një ‘dashuri’ që nisi para dy vjetëve, e lindur nga një armiqësi e madhe, të mos arrijë të kurorzohet me qeveri, shkruan Reporteri.
Për këtë marrëveshje, janë angazhuar pothuajse secili në LDK dhe VV. Sa herë janë afruar e sa janë larguar.
Prej përfundimit të zgjedhjeve, llogaritet se rreth 20 takime janë mbajtur. Disa në Kuvendin e Kosovës e disa në Hotel Sirius.
Takimet për programin qeverises u mbajten herë në zyrat e LDK-së e herë të VV-së. Gjithcka aty mbaroi shpejt. Programi, që është sekret, thuhet se përmban 26 faqe.
Prej dates së zgjedhjeve kanë kaluar 93 ditë.
Për arritjen e saj janë angazhuar edhe diplomatë të huaj. Dy deputetë gjermanë ateruan në dhjetor në Prishtinë, të deleguar nga kancelarja Angela Merkel.
Disa herë kanë folur ambasadorët të akredituar në Prishtinë; ai gjerman dhe amerikan.
Për krijimin e qeverisë u inetersua disa herë edhe i dërguari special i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Por si nisi gjithcka?
Në gusht të vitit 2019, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte thënë se arritja e një koalicioni në mes të LDK-së dhe VV-së, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.
E takimet në mes të dy liderëve kishin filluar që nga 13 gushti.
Vend takimi i tyre fillimisht kishte qenë njëri nga hotelet e Prishtinës. Por edhe këto takime parazgjedhore kishin qenë të pasuksesshme. Ata nuk kishin arritur marrëveshje që në zgjedhje të shkojnë si koalicion.
Më 27 gusht Vetëvendosja konfirmoi se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor në mes të VV-së dhe LDK-së.
Tri ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, u takua vetëm me Vjosa Osmanin në një hotel në Prishtinë. Pas këtij takimi ata u dakorduan që të krijojnë grupe punuese të të dyja partive për ta përafruar programin qeverisës.
Takimi i parë ndodhi më 22 nëntor të vitit që sapo lëmë pas. Në këtë takim u morrin vesh që të nënshkruajnë marrëveshjen bashkë qeverisës pas certifikimit të zgjedhjeve.
Pjesa tjetër është histori….