Një veturë është përfshirë nga flakët në një parking në rrugën “Major Mehmet Bushi”, në lagjen “Bregu i Diellit”.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për veturën e cila i përfshi nga flakët.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë se ende nuk dihen motivet e djegies së veturës, derisa ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante.
“Sonte me datë 09.01.2020 rreth orës 21:00, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është raportuar se një veturë e tipit Renault, me targa vendore, është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësia policore, njësia e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit. Përderisa, ekipet kompetente janë në proces të procedurave tjera përfshire edhe hetimin mbi shkaqet e djegies së veturës”, thuhet në përgjigjen e Hoxhës.
Ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.