×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet banesa, 7 vjeçarja kosovare mbytet nga zjarri në Itali

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 23:18

    Një 7 vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që kaploi një banesë në qytetin Servigliano të Italisë.


    Në momentin e kaplimit të zjarrit, e ëma ndodhej brenda banesës me të dy vajzat e saja, ndërsa arriti ta shpëtojë vetëm njërën, atë 5 vjeçare.

    Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë vajzën tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj. Nëna e vajzave mendon se vajza tjetër është shpëtuar nga policia dhe zjarrëfikësit.

    “Ne po flinim së bashku në të njëjtën dhomë në mometin kur zjarri kaploje banesën, pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën, Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë” ishin fjalët e nënës.

    Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!