Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja sa i përket vrasjes me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi, në Mirditë të Shqipërisë.
Në emisionin Opinion, ajo tha se autori është parë të hyjë si burrë nga apartamenti prej nga ka qëlluar dhe më pas të dalë si grua. Duke iu referuar raportit policor, tha gazetarja, biznesmeni është qëlluar nga hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh por ajo që ka habitur hetuesit ka qenë planimetria në gjuhë të huaj.
“Kastriot Reçi i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ishte i ruajtur, nga njerëz të afërt të tij ndaj dhe është bërë një atentat i tillë. Në banesë është një kanatiere e grisur, një pako me kikirik dhe planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj. Mënyra se si ngjitesh dhe gjithë planimetia është në gjuhë të huaj. Më pas autori e ka hedhur armën e krimit disa metra larg vendit ku qëndronte. Ka hequr rrobat dhe i ka hedhur poshtë urës tek tregu i fruta perimeve”, tha gazetarja
Qitësi rreth orës 12:00 ka qëlluar me një plumb të vetëm mbi Kastriot Reçin, kur ky i fundit ishte në prani të një personi tjetër dhe një fëmije të mitur. Rezja e shikimit të objektivit nga dritarja e apartamentit është e plotë dhe jo shumë e largët, rreh 150 metra largësi.
Po ashtu gazetarja Lala tha se “vëllai i këtij zotërisë punonte në Policinë e Shtetit, ka qenë shofer i një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.