Hisen Berisha nga PDK-ja ka folur për zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë për mos marrëveshjen mes LDK-së dhe VV-së.
Berisha ka thënë se votuesit e VV-në nuk kanë votuar që të jetë Blerim Reka ministër i Punëve të Jashtme.
“Votuesit e VV’së nuk e kanë votuar VV që ta kenë ministër të Jashtëm Blerim Rekën, kjo dukuri tregon frymën e kapjes ku lideri vendos gjithçka”, ka thënë ai në Debat Plus.Tutje ai ka thënë se as Albin Kurti e as Isa Mustafa nuk janë të gatshëm që të marrinë përgjegjësi.
“Asnjë s’janë të gatshëm të marrin përgjegjësit që ka Kosova edhe ndoshta është taktizim se jo që skan marrëveshje për të blerë në kohë se këta muaj janë të nxehtë për Kosovën”, u shpreh ai.Ndërsa në fund të komentit të tij ai thotë se të gjithë ministrat e prozuar nga Kurti “janë të mrekullueshëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.