×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK paralajmëron Kurtin: Mund të krijohet Qeveria edhe pa Vetëvendosjen

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 12:31

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se në rast të dështimit të arritjes së një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, atëherë zgjedhjet e reja janë opsioni i vetëm


    Megjithatë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përmendur edhe opsione të tjera të krijimit të qeverisë në rast se dështon koalicioni me partinë e Kurtit.

    Një gjë të tillë e ka thënë ish-nënkryetari i LDK’së tashmë anëtarë i kryesisë, Haki Rugova. Në një intervistë për frontonline, Rugova ka përmendur variante të tjera, edhe pse Lutfi Haziri mbrëmë në një intervistë ka potencuar se këtë mandat LDK e sheh VV’në si të vetmin opsion për bashkëqeverisje duke theksuar se asnjëra prej partive s’kanë opsione të tjera.

    “Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafën. Ta shohim a do të arrihet. Besoj që duhet të arrihet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plot, ka variante B, C. Shteti nuk guxon të kollapsojë, duhet të funksionojë. Mundet me u bo qeveria edhe pa Vetëvendosjen”, ka thënë Rugova më 8 janar.

    Ndërkohë, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën që i ka dërguar sot kreut të VV’së, Albin Kurti, i ka kërkuar që t’i tregojë nëse VV’ja do të mandatojë ndonjë emër për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç potencohet ne letër të vazhdohet me mundësitë e tjera që jep Kushtetuta.

    LDK dhe Vetëvendosje kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për koalicion edhe përkundër faktit që kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!