×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria në detyrë e Kosovës ndan 250 mijë euro për koalicionin global kundër ISIS

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 13:21

    Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS.


    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Haradinaj tha se Kosova është në mesin 31 shteteve partnere të koalicionit Global kundër ISIS.

    “Në kuadër të këtij obligimi kryejmë detyra dhe obligime të përkrahjes që janë shumëdrejtimëshe. Kosova është e gatshme të përkrahë këtë koalicion në aspektin policor, ushtarak, të inteligjencës, qëndrimeve publike dhe në atë financiar. Vitin e kaluar shuma e ndarë ka qenë 100 mijë euro, kësaj radhe kemi ndarë 250 euro. Si Kosovë me respekt e kryejmë obligimin tonë në kuadër të këtij koalicioni”, është shprehur Haradinaj.

    Ai tha se për fat të keq edhe Kosova është përballë me pjesëmarrjen e qytetarëve në luftëra të huaja, riatdhesimi i të cilëve është bërë me sukses dhe po vazhdon trajtimi i tyre.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!