Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.
Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, kërkohen këto para si pagesë fillestare për operim të Gërgurit.
“Na duhet ndihma juaj për vëllaun tonë. Na duhet mbledhja e të hollave në vlerë prej 3000 euro për fillim të operimit të parë. Kush është i vullneti të mirë lë të na ndihmonë”, thuhet në njoftimin e shoqëruar me fotografinë e policit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.