×
  • Lajme
  • Lajme

    Tima nga Istogu që ka 100 vjet jetë, akoma e fortë, 26 herë gjyshe, e 44 herë stërgjyshe

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 15:33

    Timë Shatri, zonja e cila në maj të këtij viti mbush plot 101 vjet, ishte fejuar disa ishte akoma në djep.


    Ajo këtë vit ka hyrë në shekullin e dytë të jetës, dhe vazhdon të jetë e fortë dhe të mos ketë nevojë që t’i ndihmojnë të tjerët për nevojat e saj personale.

    Madje zonja Timë, është në gjendje të bëjë akoma punë dore, e edhe të punojë në makinën e saj të qepjes.

    Bashkëshorti i Timës, ka vdekur para 30 viteve, dhe ajo vazhdon të ketë mall për të.

    Sidoqoftë, tani 100-vjeçja është nënë e 4 vajzave dhe e një djali, të cilin duket se e ka pikë të dobët.

    Ajo u bë gjyshe 26 herë, ndërsa stërgjyshe plot 44 herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!