Zëvëndësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, por që kryen dëtyrat e ministrit, është shfaqur i buzëqeshur pranë shefit të tij, kryeministrit Edi Rama. Ka një kohë që ai nuk ishte dukur në publik, vecmas pas samiteve në Nish, Ohër dhe Tiranë për Mini-Shengenin Ballkanik, shkruan Reporteri.net.
Kosova e kishte refuzuar pjesëmarrjen në këto takime, madje edhe në terësi iniciativën.
Kjo për shkak se ishte konsideruar si një minim i shtetësisë, për më tepër në një kohë kur Serbia po lobon për çnjohje të Kosovës, e gjithashtu edhe mohimit të masakrave të kryera në Kosovë nga Ushtria e Serbisë.
Kosova ishte tejet e ashpër kundër Edi Ramës dhe pritjës që ai i bëri presidentit serb Aleksandër Vuciq në Tiranë, e ndërkaq sulmoi liderët nga Kosova në prezencë të tij, vetëm pse kishin refuzuar të merrnin pjesë në këtë samit.
Gent Cakaj nuk kishte folur aspak në këtë kohë. S’ka folur ende. Mediat në Shqipëri e Kosovë kishin spekuluar që ai mund ta lërë pozitën e tij në Shqipëri, pikërisht për Mini-Shengenin, shkruan Reporteri.
Por, si duket, pas stuhisë, gjithçka është qetësuar dhe ai do të kryesojë në emër të Shqipërisë, OSCE-në./Reporteri.net