Nuk kanë të ndalur vizita në zyrën e re të Glauk Konjufcës. Kryetari i Kuvendit është i vetmi që këto ditë është i zënë më shumë takime, me ambasadorë e delegacione të ndryshme, shkruan Reporteri.net
Këto ditë ai është parë në disponim të mirë duke pritur mysafirë të ndryshëm. Prapa shpinës së tij dhe në tavolinën përballë qendron flamuri i Kosovës, diçka çuditrisht e pazakontë për të.
Një nga mysafirët e shumtë që ka shkelur në zyrën e tij në Kuvendin e Kosovës është edh Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që gjatë verës u transferua nga AKR-ja në VV.
Ai kishte edhe një dhuratë për të, një hartë të Kosovës me gurë të çmuar të Trepçës.
Lajmin për vizitën e Bahtirit e ka dhënë vetë Konjufca në faqen e tij në Facebook.
Konjufca me gjasë do të pranojë edhe shumë dhurata tjera, nëse do të vazhdojë të jetë gjatë në këtë pozitë.
Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga Vetëvendosja që Glauk Konjufca ta lëshojë këtë post, për ta zgjedhur dikend nga LDK-ja. VV po refuzon kategorikisht që ta bëjë këtë. Ndoshta posti i Konjufcës mund të jetë një ‘mollë sherri’ për mos-arritjen e një koalicioni mes dy partive./Reporteri.net