×
  • Show Time
  • Show Time

    I komentoi jetën luksoze prej sheikësh, Luana hakmerret ndaj Alketës në emision

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 8:15

    Postimet e revistës së Alketa Vejsiut për Xhemin dhe motrat Vjollca ishin në fokus të mediave së fundmi.


    Në postimin për Luanën e Marinën, komentohej jeta e tyre luksoze prej sheikësh dhe bukuria arabe. Pas zhurmës së madhe në rrjet, Alketa vendosi të mos reagojë dhe menduam se kjo çështje u mbyll me kaq, mirëpo Luana me t’u kthyer nga Dubai është hakmarrë.

    Moderatorja ka postuar puntatën e nesërme të “Shiko kush luan” në të cilën dëgjohet Rezarti i cili thotë: “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”, ndërsa Luana shfaqet duke qeshur prapa tij.

    Pavarësisht deklaratave në faqjen e Instagramit të revistës së saj, sot Alketa deklaroi se nuk ka asgjë me Luanën dhe Marinën. “Janë super yje. I duam shumë”, komentoi Alketa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!