Është firmosur marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë sa i takon ndërtimit të 500 banesave në Laç dhe Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Tanimë jemi në fazën e dytë të këtij projekti, kemi ardhur në momentin e nënshkrimit. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga Turqia me porosi të Erdogan. Kemi zgjedhur Laçin ku besoj te ndryshimi rrënjësor në funksion të qëllimit tonë. Të gjithë ata që humbën shtëpitë do akomodohen në shtëpi më të mira. E falenderoj me mirënjohje ministrin turk e delegacionin masiv që erdhën në Tiranë”, tha Rama.
Nga ana tjetër, ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum deklaroi:
“Shpreh ngushëllimin tim më të sinqertë për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë sa më shpejt me rikuperimin e dëmeve që janë shkaktuar. Jemi pranë popullit shqiptar për të shëruar plagët që shkaktoi tërmeti. Ekipet tona në terren kanë verifikuar dëmet në 6000 njësi banimi të dëmtuara. Presidenti Erdogan na udhëzoi për planin e ndërtimit të banesave. Të na dorëzohet trualli ku do të ndërtohen banesat. Turqia do vazhdojë të mbajë këtë marrëdhënie vëllazërore me Shqipërinë.”/tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.