×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia zbulon çfarë e shkaktoi zjarrin në Spitalin e Durrësit: 5 pacientë janë dërguar te “Trauma”

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 13:40

    Policia e Durrësit ka reaguar për zjarrin e rënë gjatë natës në Spitalin e Durrësit, ku u evakuuan të gjithë pacientët, pesë prej të cilëve u dërgua në Tiranë për mjekim.


    Përmes një njoftimi zyrtar, policia deklaron se nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve.

    Sipas policisë, zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 11.01.2020, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

    Menjëherë kanë shkuar forcat e Policisë dhe zjarrfikësit. Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

    Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!