Albin Kurti ka dy ditë që nuk është takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, që nga e enjtja kur të dy pas një takimi dy orësh lëshuan objektin e Kuvendit për të mos thënë asnjë fjalë të vetme para gazetarëve.
Ndërkohë që ka spekulime se Kurti dhe Mustafa mund të kenë takime të fshehta, kreu i VV-së gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e përvjetorit të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, shkruan Reporteri.net.
“Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga kryetari Albin Kurti ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan me rastin e përvjetorit të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Po ashtu, Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të qendrës së VV-së në Gjilan kanë bërë vizitë edhe te familjet Mala e Berisha.
Kujtojmë se gjatë kësaj jave, VV dhe LDK kanë vazhduar bisedimet intensive, mirëpo pa arritur në gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10156457198562000&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.