Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka publikuar një fotografi të një punëtori të Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili punon në kushte të rrezikshme për jetën e tij.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet t’u bëhet një zgjidhje këtyre punëtorëve.
Ai thotë se duhet parë se a janë diskriminuar ata gjatë hartimit të Ligjit të ri për Pagat.
Postimi i plotë:
Ky është një punëtor i KEK’ut që punon në kushte të rrezikut të përhershëm për jetën e tij. Kjo është dëshmi e qartë se shumë punëtorë të kësaj koorporate, nga rreziqet dhe lëndimet me fatalitet, janë të ekspozuar rrezikut për jetën. 43 punëtor kanë vdekur nga lëndimet në vendin e punës, ndërsa qindra kanë vdekur nga sëmundjet që i marrin nga vendi i punës dhe kushtet e rënda aty. Duhet mobilizim e përkushtim për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e këtyre punëtorëve të njohura me legjislacionin e punës, e cfarë ka ndodhur me këta punëtorë, është se janë diskriminuar rëndë gjatë hartimit të Ligjit për Pagat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.