Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin e Pejës. I burgosuri vdiq nga sulmi kardiak pasi u çua me urgjencë në spital me rekomandim të mjekut në Dubravë. Bëhet fjalë për Fatmir Llonaqarin i cili ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale, vrasje.
Llonqari kishte kaluar katër vjet në burg për shkak të veprës penale, tentim vrasje, ndaj komshiut të tij Idriz Gegës. Këtë tentim vrasje e kishte bërë në dhjetor të vitit 2008.
E misionin e tij të lënë në gjysmë, Llonaqri e kompletoi pasi doli nga burgu. Ai pas një mosmarrëveshje me komshiun e tij, Idriz Gega, mori sëpatën për herë të dytë dhe e përdori për ta vrarë këtë të fundit, kësaj here u sigurua që komshiun Gega ta vriste përfundimisht.
Të afërm të viktimës kanë thënë pas vrasjes se Llonqari pasi doli nga burgu filloi të provokonte përsëri.
“Pas lirimit i pandehuri filloi të nxiste zënka të reja duke e shqetësuar të ndjerin dhe familjen e tij. Familja e të ndjerit e denoncoi disa herë në polici, mirëpo rasti mbeti në heshtje nga institucionet shtetërore dhe ja ndodhi fatkeqësia”.
Vrasja e Gegës erdhi sepse ky i fundit ishte duke zbrazur drutë në rrugë para dyerve të shtëpisë së Llonqarit. E një pjesë e tyre e kishin prekur murin e këtij të fundit. Llonqari i kishte thënë viktimës “Pse po ma prek murin me dru”. E më pas, Llonqari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe e kishte marrë sëpatën të cilën e kishte përdorur mbi komshiun e tij me qëllim për ta vrarë 82-vjeçarin, Idriz Gega.
Në këtë rast më vonë janë implikuar edhe dy djemtë e plakut të ndjerë Gega, Ylber e Ferid Gega.