Një aksident ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshati Besi ku një veturë e ka goditur një biçiklist.
Si pasojë e aksidentit biçiklisti ka marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
”Ne Besi është raportuar një aksident trafiku me lëndime ku një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, është informuar ambulanca. Njësitet relevante të policisë së trafikut janë marr me rastin”, tha Hoxha.
Mësohet se ai është jashtërrezikut për jetën. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.