×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden dy personat e humbur në Kaçanik – kjo është gjendja e tyre shëndetësore

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 20:39

    Gazeta Online”Reporteri.net”, raportoi për zhdukjen e një femre dhe një mashkull që ishin zhdukur sot nga ora 14:00 e mesditës në fshatin Shtrazhë të Kaçanikut.


    Por ata tashmë janë gjetur.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Nazmi Hasanramaj, kryetar i Klubit Alpin Prishtina.

    “I kemi gjetë, jemi duke u kthyer tek baza. Mirë janë me shëndet, e kanë ndezur një zjarrë deri t’i gjen dikush”, ka thënë shkurt ai për Reporteri.net.

    Edhe zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar për Reporteri.net se dy personat janë gjetur, ndërsa ka thënë se janë në gjendje të mire shëndetësore.

    “Janë gjetur në afërsi të fshatit Dubravë, kanë pasur pak shqetësime për shkak të terrenit të panjohur, por janë mire me shëndet”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!