Trump mesazh dëshpërues emigrantëve: Nuk mund të ju pranojmë më, vendi ynë është plot
Reporteri
06 Prill 2019 | 11:34
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plot, se sistemi i emigracionit është “i mbingarkuar” dhe se emigracioni i paligjshëm duhet të ndalohet.
“Ekziston me të vërtetë një situatë emergjente, kjo është një përpjekje kolosale dhe e tepërt për sistemin tonë të emigracionit, nuk mund ta lejojmë që të ndodhë, ne nuk mund t’ju pranojmë më, vendi ynë është plot”, tha Trump duke vizituar punën e nisur në kufirin meksikan, raporton AP, transmeton Reporteri.net
Trump, siç shkruan agjencia po e bën sigurinë në kufij tezën kryesore të fushatës së tij për mandatin e ri të vitit 2020./Reporteri.net