Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas shkrimeve për zgjedhjet e brendshme në parti.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se reformat në AAK kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojnë brenda afateve të parapara.
Tutje, Haradinaj thotë se nuk ka as agjenda të fshehta dhe konspiracione.
“. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas. Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.