×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një femër në Suharekë

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 10:59

    Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj një femër.


    Rasti ka ndodhur të dielën në ora 18:15

    Reporteri.net mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Bllacë të Suharekës, dhe viktima është 65 vjece.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!