Stagnimi i bisedimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e koalicionit qeverisës, ka vu në lëvizje ambasadorët e vendeve të fuqishme që janë të akredituar në Kosovë
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka shkuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ende nuk dihet zyrtarisht nëse Kosnett do të kërkojë nga partia e Isa Mustafës që të arrijë koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit.
Në LDK sot ka qëndruar edhe ambasadori William Wolker.
Ndërkohë, sipas zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja po kërkon postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin e mbanë Glauk Konjufca, post i cili tashmë për ta është i kryer.
Ndërsa, në anën tjetër në LDK thonë se po presin Lëvizjen Vetëvendosje që t’i ftojë në takim, por tani vetëm për marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.