Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, nuk kanë aplikuar dhe nuk janë pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja për projektin i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit.
Sipas tij, MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshojë leje ndërtimore, njofton Klan Kosova.
“Bazuar në njoftimet e bëra nga ana e një grupi të qytetarëve si dhe ngritja e shqetësimit te mediave lidhur me iniciativen rreth një projekti i cili synon te ndërtohet afër Liqenit të Badovcit nga Investitori KAËA Group, 4M Group si dhe një pronari privat të tokës (Rrahman Hajredini), dhe që në vazhdimësi është duke u potencuar se MMPH ka dhënë leje për një projekt të tillë, ju informoj se MMPH nuk ka kompetenca që në këtë rast të lëshoj leje ndërtimore”.
“Gjithashtu në bazë të gjitha të dhënave që kemi në MMPH, ju sigurojmë se as kompanitë në fjalë dhe as pronari i tokës, Nuk ka aplikuar dhe Nuk është pajisur me Pëlqim Mjedisor nga MMPH-ja”.
“Dëshiroj t’i siguroj të gjithë qytetarët e vendit se inspektorati i MMPH-së dhe Departamentet tjera përgjegjëse brenda MMPH-së do të jetë aktive në këtë çështje dhe do të kujdesen që të mos ndodhë asnjë veprim i cili mund ta cenojë zonën e mbrojtur të Liqenit të Badovcit dhe kualitetin e ujit nga kushdo qoftë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.