×
  • Lajme
  • Lajme

    “A do të bëhesh kryeministër?” – Agim Veliu shuan kureshtjen e të gjithëve

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 15:44

    Emri i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliut, është përflitur gjatë ditës së sotme në medie si kandidat i mundshëm për kryeministër të vendit.


    Ai për Gazetën Insajderi ka thënë se nuk është duke u marrë me këtë punë dhe nuk preferon të lëshohet në deklarata të tilla.

    “Vallai, nuk kisha fol për këtë punë unë sepse nuk jam duke u marrë me këtë punë fare. Nuk jam unë njeri që mendoj se këto punë duhet të bëhen përmes portaleve dhe medieve. LDK ka organe dhe mekanizma që i kryen punët aty ku duhet”, ka deklaruar ai për Insajderin.

    E sa i përket takimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu ka thënë se janë në pritje të një zgjidhjeje të mundshme nga ana e partisë fituese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!