Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Stapanicë të Malishevës.
Reporteri.net ka siguruar foto nga aksidentet, ku shihet se si pasojë e tyre janë shkaktuar kolona të gjata në rrugë.
Lirie Podrimaj zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar për Reporteri.net aksidentet në fjalë.
“Në ora 16:15 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion për dy aksidente të ndodhura në fshatin Stapanicë të komunës së Malishevës. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në të dyja aksidentet janë të të involvuara nga dy automjete. Nga njëri aksident përveq dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta sipas ekipit mjekësor ndërsa aksidenti tjetër është vetëm me dëme materiale”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.