×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së thotë se s’do të ketë krizë buxhetore

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 20:55

    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se nuk do të ketë krizë buxhetore në vend gjatë këtij viti.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

    “Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka thënë Murati.

    https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10157972569490522

    Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!