Liburn Aliu, një prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimeve të drejtorit të Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili tha se Albin Kurti është takuar së fundmi edhe dy here me presidentin Hashim Thaçi, pas takimit zyrtarë që kishin ditë më parë.
Aliu, thotë se Batoni e ka humbur rrugën në oborr, dhe se sipas tij gënjeshtra e tij për takim të fshehtë Kurti – Thaçi, tregon se çfarë niveli ka rënë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Aliut:
E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini.
Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun.
Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango.
https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10215833585453565
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.