×
  • Lajme
  • Lajme

    Dauti tregon nëse do ta sfidoj Ramushin për kryetar të AAK-së

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 23:02

    Daut Haradinaj nga AAK ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryetarit të partisë nënkupton përgatitje të këtij subjekti për zgjedhjet e brendshme në të cilat të gjithë do të jenë të barabartë për të garuar për kreun e saj.


    Daut Haradinaj, ka pohuar se ai nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar.

    “Jam komod me detyrat që kam pasë deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Daut Haradinaj, në Klan Kosova.

    “Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se Ramush Haradinaj dha të dielën dorëheqje nga pozita e kreut të AAK-së, të cilën do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!