Një prift në Brazil ka bërë një deklaratë që i ka kushtuar shumë shtrenjtë.
Gjatë një fjalimi të tij ai ka thënë se gratë e shëndosha nuk shkojnë në parajsë. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur një reagim nga ana e një gruaje të ulur në rendet e para.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Sao Paolo të Brazilit.
Në këtë fjalim ishin të pranishëm rreth 50 mijë persona.
Gruaja iu afrua më pas Atit Marcelo Rossi përgjatë ceremonisë në selinë e Cançao Nova (Komunitet brazilian i njohur për transmetime të materialeve fetare në internet), duke e hedhur atë nga skena. Nga ky incident prifti pësoi plagë të lehta dhe më pas ai u pa të ngjitej përsëri në skenë për të vazhduar fjalën e tij. Identiteti i gruas nuk bëhet i ditur, por pas incidentit ajo u arrestua nga policia lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.