×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti thyen heshtjen, tregon çfarë qeverie i nevojitet Kosovës

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 19:02

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që është kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka kujtuar miratimin e Rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë.


    Duke theksuar se aty u vendos që 15 janari, pikërisht dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Kurti ka thënë se kjo ishtë një punë e mirë e Kuvendit të kaluar, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, pikërisht në kohën kur të gjithë po e presin të flet për mënyrën se si të bëhet Qeveria, Kurti vetëm ka thënë se Kosovës i nevojitet një Qeveri e vullnetshme që do t’i respektonte dhe zbatonte vendimet e mira të Kuvendit të kaluar, përfshirë edhe Rezolutën në fjalë.

    “Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkohë, partia e tij dhe LDK-ja, që është partneri i vetëm, kanë hyrë në një fazë kritike të bisedimeve. Ata s’po takohen për gati një javë, ndërkohë po shkëmbejnë letra me propozime nga largësia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!