Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, do të jetë i pari në listën për zgjedhjet parlamentare nga koalicioni i shqiptarëve.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mbledhur sot të gjithë krerët e partive politike të Luginës së Preshevës, në mënyrë që t’i bashkohen një liste të vetme në zgjedhjet parlamentare.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ky bashkim do t’i shërbejë fuqizimit të Luginës së Preshevës.
Lista e përbashkët e partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, do të quhet ‘Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar’.
Ndërkaq burimet e Gazetës Metro, bëjnë të ditur se kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi do të jetë i pari ai që do t’i prijë listës së koalicionit.
I dyti në listë do të jetë kandidati i Alternativës për Ndryshim.
Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar nga Shaip Kamberi prej PVD’së, Shqiprim Arifi nga APN, Sami Salihu PDSH dhe Shqiprim Musli i LPD’së, në prani të Ministrit të Jashtëm të Shqiprisë Gent Cakaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.