Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në televizionin publik, ka dhënë detaje rreth përpjekjeve të LDK-së e VV-së për të arritur pajtim për një marrëveshje bashkëqeverisëse.
Mustafa ka thënë se asnjëra parti nuk duhet të ngutet me deklarata, ngase sipas tij marrëveshja mund të arrihet, me vetë faktin që kanë arritur deri në këtë fazë, shkruan Reporteri.net.
Sipas Mustafës ishte e qartë që partisë fituese i takonte posti i Kryeministrit, ndërsa, sipas tij, dihet që LDK’së i takonte kryeparlamentari dhe se e vetmja pozitë për të cilën do të harmonizoheshin, ishte ajo e Presidentit.
“Në asnjë rast ne nuk duhet të ngutemi të themi se kjo është oferta e fundit por të ulemi dhe të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Unë besoj që kjo që kemi bërë deri më tani na çon drejt asaj që duhet me gjetë zgjidhje. Gara politike bëhet për pushtet dhe vlerat e tyre ti materializojnë. Nuk qeveriset Kosova pa poste. Dikush duhet me qenë kryetar parlamenti, dikush kryeministër. Objektivisht pres që do të ketë marrëveshje sepse nuk ka asnjë arsye që kjo mos me ndodhë. Jam i sigurtë se oferta jonë nuk e dëmton Vetëvendosjen dhe as Kosovën”, është shprehur Mustafa. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.