×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Zjarr në një banesë, humb jetën 2- vjeçari

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 19:52

    Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Raportohet se një fëmijë është asfiksuar nga tymi brenda banesës.


    I mituri mësohet se i përket moshës 2 vjeçare. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi.

    Policia bën me dije se, sot rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

    Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!