Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar ndaj mosarritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë mes partisë së saj dhe VV-së.
Ajo shprehet optimiste se ky koalicion do të arrihet, dhe thotë se për këtë nuk duhet të jetë pengesë pozita e kryekuvendarit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Derisa jane mundesite ligjore dhe kushtetuese ende ka gjase te lidhet koalicion ne mes LDK dhe VV,vullnet ky i elektoratit nga zgjedhjet e 6 Tetorit.
Perkunder barrierave te shumta qe dalin per t’a arritur kete vullnet e per hir te qytetareve dhe vendit,nje karrike pushteti si ajo e kryeparlamentarit nuk duhet te jete bllokuese e procesit madhor per vendin,krijimit te qeverise.
VV ne retoriken e saj permes liderit Albin Kurtit eshte thirrur ta largoje PAN qeverisjen e keqe,LDK edhe si opozite ne qeverine e kaluar dha shembullin e bashkepunimit konstruktiv.Kosova si shtet i pavarur tejkalon apetitet personale,partiake e grupore.Kete duhet ta mesojne me ne fund nga Vetevendosja!!
Nje gje duhet ta dijme se LDK eshte deklaruar e gatshme te shkoje prape ne opozite dhe se nuk eshte e etur per pushtet por ndarja e pushtetit nenkupton pergjegjesi dhe obligim proporcionalisht me perkrahjen qytetare.
LDK nuk pranon nenshtrim,perbuzje e as nencmim per elektoratin e saj,dhe si e tille shume here eshte lenduar,sulmuar e madje edhe vrare nga oponentet politik.
Por LDK eshte vlere kombetare dhe e tille do te vazhdoje te veproje pa u ndalur!
https://www.facebook.com/ValentinaBunjakuRexhepi/photos/a.544797648930211/2788228581253762/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDUQmafwd14Nkz9Ylracm5acGFr7EzVWpiQ6lWs1eDpBX-cAP5TTMaydA1rDW9k3yzFBngPGn5HVfpmLjTRcuxvdDZktGqd61rQqhCCpwKdRwNWFSGy8ngBB4bZai3kz-PcvXpOQ-Z1rtZEorg-bapIXFO9PkXyaYELZX2kXdysVu-ozu9FhqI5toDdlOSxQU1VHK2kCM34Ggv9SSlA56R9wktOzg8F5VD5Gnl32Hrs7_p4RXxpzJWXcelkCtZso0IP2oni6sejha8ktCQjaPiH6OzeVmwri62-mp7I7Nxzy_CN-sLR4vVVjw3oVWLEzurKPWpc2pF15tYG_NDlCk-P6g&__tn__=-R