Zyrtari i VV’së dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë një gjetje mjaftë interesante, pasi që sipas tij Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është ai që po pengon arritjen e koalicionit mes LDK’së dhe VV’së.
Ani pse liderin e Vetëvendosjes, Presidenti Thaçi po e fton çdo ditë të formojë qeveri e të bëhet kryeministër, bashkëpartiaku i Albin Kurti po e fajëson pikërisht kryetarin e vendit.
Sipas Bahtirit, Presidenti Thaçi është fajtori për mosarritjen e marrëveshjes, për ‘arsye që i di vetëm ai’.
“Krejt kete proces e zgjatjes është presidenti. E din shumë mirë për çka. Secili njeri që munet me kontribu për një marrëveshje është i mirëseardhur dhe i domodsosshëm”, ka thënë ai.
Tutje, kryetari I Mitrovicës thotë se koalicioni do të bëhet shumë shpejt, pasi që ky proces do të ecë përpara.
“Ky proces duhet të ecë përpara, unë mendoj se të gjithë ata aktivistë të dy krahëve, të ulen dhe t’i ulin tensionet, të duan vendit, mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.
Kujtojmë se presidenti Thaçi sot ka deklaruar se e ka nënshkruar vendimin për të emëruar Albin Kurtin kryeministër të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.