Një punetor rreth 35 vjeçar ka humbur jetën mëngjes e sotëm pasi ra nga një lartësi e madhe në sillosin e fabrikës së cimentos në Han të Elezit, “Sharrcem”.
Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë se vdekja e punëtorit është konstatuar nga mjekët pas nxjerrjes së trupit nga sillosi.
“Rreth orësh 10:45 Policia është informuar se një punëtor që ka qenë duke punuar në fabrikën e cimentos në Han të Elezit, në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi prej 40 metra brenda sillosit. Pas nxjerrjes së trupit nga sillosi, mjekët kanë konfirmuar se personi nuk ka shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agim Gashi për Reporteri.net.
Ndërkohë, Policia bën të ditur se viktima është shtetas i Republikës së Shqipërisë, që po punonte në këtë fabrikë në Kosovë.
Ndryshe, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.