×
  • Lajme
  • Botë

    Katër persona humbin jetën nga moti i lig në Spanjë

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 14:58

    Së paku katër persona kanë vdekur për shkak të stuhive me erëra të fuqishme, reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta që e kanë përfshirë Spanjën.


    Bregdeti i Mesdheut në Spanjë u përfshi nga stuhia “Gloria”, ku më shumë se 30 provinca u futën në hartën e paralajmërimit nga agjencia e meteorologjisë.

    Në Valencia, valët e detit në breg arritën lartësinë e 8.44 metrave, njoftuan autoritetet e portit. Disa dëshmitarë thanë se valë të larta pati edhe në bregdetin e Barcelonës.

    Një burrë 63-vjeçar vdiq pasi u godit nga tjegullat që ranë në tokë për shkak të erës së fuqishme në provincën qendrore të Avila-s. Lajmin e bëri të ditur kryetari i qytezës Pedro Bernardo.

    Sipas një zyrtari lokal, një grua e pastrehë vdiq nga moti i ftohtë në Gandia, afër Valencia-s, shkruan “Independent”, transmeton Express.

    Qeveria rajonale e Katalonjës mori vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në mjedis të hapur në rajonet e Girona-s, Barcelonës dhe pjesës qendrore të Katalonjës.

    Stuhia e bëri të detyrueshme mbylljen e aeroportit të Alicante-s, me ç’rast u anuluan rreth 200 fluturime.

    Agjencia Kombëtare e Motit raportoi se në provincën e Valencia-s janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 115 kilometra në orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!