×
  • Lajme
  • Botë

    Macron përplaset me policinë izraelite në kishën e Jerusalemit: Dilni jashtë

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 19:55

    Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një turneu në qytetin e vjetër të Jerusalemit.


    Macroni ka akuzuar policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.

    Kjo kishë konsiderohet si territor francez.

    “S’po më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!