Kryeministri, Edi Rama, do të vizitojë sot Italinë. Ai do të qëndrojë në Romë, ku në 10:30 do të ketë një takim me homologun e tij italian Conte.
Turi i vizitave të Ramës duket se do të jetë goxha i ngjeshur gjatë këtij viti, si kryeministër por edhe kryesues i presidencës së OSBE.
Shefi i qeverisë shqiptare sapo u kthye nga një vizitë dy ditore në Ukrainë.
Nga burimet mësohet se deri me tani ne takimin Conte-Rama nuk është parashikuar as deklarata per median e as konferencë e përbashkët shtypi.
Po nga burimet konfidenciale bëhet me dije se Rama ndodhet në Rome për të lobuar dhe për t’u siguruar se Conte, Macron e Merkel do të jenë të pranishëm në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e organizuar nga BE në Bruksel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.