×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vjetësh

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 8:21

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 121 vjetorin e Lidhjes së Pejës tha se bashkoi shqiptarët për të ruajtur territorin që e synonin armiqtë.


    Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Lidhja e Pejës ndikoi dhe formësimin e mëtejmë të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.

    Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

    “Lidhja e Pejës bashkoi shqiptarët para 121 vitesh, për të ruajtur territorin të cilin e synonin armiqtë.

    Nderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë kuvend kombëtar, e veçanërisht prijësin e tyre Haxhi Zekë Biberin.

    Lidhja e Pejës, ndikoi në ruajtjen dhe formësimin e mëtutjeshëm të ndjenjës kombëtare tek të gjithë shqiptarët.

    Le të shërbejë bashkimi i mendjeve dhe forcave në Pejë, edhe për politikën e sotme, kur bashkimi për temat e mëdha e të rëndësishme, është i domosdoshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!