×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti në orët e hershme të mëngjesit në Gjykatë – për çfarë shkoi?

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 9:39

    I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është parë në mëngjesin e sotëm në njërën nga Gjykatat tek Pallati i Drejtësisë në Levizjen Vetëvendosje.


    I shoqëruar nga dy persona, Kurti është parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë, raporton Indeksonline.

    Reporteri.net ka kontaktuar me zyrën për Media të VV-së për ta pyetur pse Kurti sot herët në mëngjes ka shkuar në Gjykatë, por nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

    Një orë më pas, nga ora 10:30, Albin Kurti do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump, Richard Grenell.

    Kujtojmë se dje pasi u dënua organizata “Syri i Popullit”, PDK e akuzoi VV-në për krijim dhe frymëzim të saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!