×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së tregon pse nuk po arrihet koalicioni me LDK-në

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 9:55

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka treguar arsyet se pse ende nuk ka koalicion mes VV-së dhe LDK-së.


    Abazi përmes një shkrimi në Facebook ka treguar 10 pika ku tregon hapat që kishte marrë VV dhe LDK gjatë tërë kësaj periudhe, që nga 6 tetori, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se refuzimi i njëpasnjëshëm i LDK-së karshi ofertave të VV-së janë arsyet se pse ende nuk ka një marrëveshje mes këtyre dy subjekteve.

    Shkrimi i plotë:

    1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!

    2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.

    3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.

    4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.

    5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.

    6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon ne ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës – edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.

    7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.

    8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.

    9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.

    10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

    *** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.

    https://www.facebook.com/boiken.abazi/posts/10157332158107961

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!